Glossary entry

English term or phrase:

informal learning

Albanian translation:

mësimi informal

Jul 30, 2009 12:41
14 yrs ago
English term

informal learning

GBK English to Albanian Social Sciences Education / Pedagogy
Definition from Futurelab:
Learning that takes place outside formal educational settings and/or formal educational approaches.
Example sentences:
Informal learning is the unofficial, unscheduled, impromptu way most of us learn to do our jobs. Informal learning is like riding a bicycle: the rider chooses the destination and the route. (Internet Time Ecosystem Blog)
To truly understand the learning in your organization you might want to recognize the informal learning already taking place and put in practices to cultivate and capture more of what people learn. (Informal Learning)
Informal Learning occurs in everyday life and may not even be recognized as learning by the individual. (Adult learning)
Change log

Jul 30, 2009 12:16: changed "Kudoz queue" from "In queue" to "Public"

Jul 30, 2009 12:41: Enrique Cavalitto changed "Stage" from "Preparation" to "Submission"

Aug 4, 2009 20:19: l Gaston l changed "Stage" from "Submission" to "Selection"

Sep 18, 2009 12:54: changed "Stage" from "Selection" to "Completion"

Discussion

Klementina Shahini Aug 5, 2009:
Të mësuarit e gjuhës së folur E dashur Z. Fabiana dhe Z Gentiana,

Faleminderit shumë për sugjerimet tuaja. Diskutimi i termave në mënyrë profesionale e bën këtë faqe akoma më interesante dhe na ndihmon të gjithëve të ngrihemi e të mësojmë më shumë nga ana profesionale ( të paktën unë kështu e vlerësoj). Pasi lexova sugjerimet tuaja ju ktheva edhe njëherë kërkimeve dhe studimeve të konceptit në fjalë. Në bazë të

• studimeve dhe kërkimeve të mëtejshme,
• eksperiencës time si mësuese e të dy gjuhëve në të dy vendet (Shqipëri dhe USA), dhe
• konsultimeve të mia me ekspertë të kësaj fushe
unë jam e bindur se:
"Formal learning" (standard learning) është "të mësuarit e gjuhës letrare"
"Informal learning" është "të mësuarit e gjuhës së folur"
Në këtë mënyrë i përmbahemi dhe fjalorit shqip - shqip.Qëllimi i të gjithëve është ta ruajmë gjuhën tonë amtare dhe aq të bukur.

Me shumë respekt,
Klemi
Klementina Shahini Jul 31, 2009:
Gentiana,
Ju keni plotësisht të drejtë kur thoni se nuk bëhet fjalë për të mësuarit e gjuhës në veçanti.. Këtë dua të them edhe unë kur them se është mësimi i gjuhës që fillon të mësohet qysh nga momenti i parë që fëmijët fillojnë të flasin në shtëpi dhe kudo. Kudo përfshin njohuri, aftësi etj.jashtë bankave të shkollës, gjatë jetës.Ndoshta duhet të shprehesha më qartë.
Gentiana Kasemi Jul 31, 2009:
Klemi, më fal por këtu nuk bëhet fjalë për të mësuarit e gjuhës në veçanti.
Flitet për gjithçka mësojmë (njohuri, aftësi etj.) jashtë bankave të shkollës, gjatë jetës.
Gentiana Kasemi Jul 31, 2009:
"Të mësuarit informal" Unë do të propozoja "Të mësuarit informal", termi "informal" është ndërkombëtar prandaj do të ishte mirë të mos shqipërohej me ndonjë term shqiptar ku mund të humbiste kuptimi.

Proposed translations

+2
8 days
Selected

mësimi informal

Tashmë termat "formal", "jo formal", "informal" (rrënja "forma, formë") kanë hyrë prej kohësh në përdorimin e gjuhës shqipe e nuk mund të klasifikohen si barbarizma apo huazime.
Jam në një mendje me Klemin që gjuhën tonë ta mbajmë të pastër, por në disa raste duke u përpjekur që patjetër të gjejmë shqipërime për çdo fjalë rrezikojmë të shkaktojmë më shumë paqartësi e keqkuptime.
Definition from own experience or research:
Mësimi informal është ajo pjesë e dijeve që marrim jashtë bankave të shkollës, nga praktika në familje, në punë dhe në jetë përveç atyre që mësojmë nga mësimi formal brenda mureve të shkollës.
Example sentences:
Të mësuarit informal - të mësuarit që fitohet në jetën e përditshme, në vendin e punës, në gjirin e familjes ose në kohën e lirë. (Wikipedia në shqip)
Mësimi informal mund të jetë qëllimor mirëpo në shumicën e rasteve është i pamenduar/ jo-qëllimor (ose i rastit/rastësishëm). (Raporti përbrenda arsimit dhe trajnimit)
Vlerësimi i kandidatëve bëhet në bazë të mësimit formal, joformal dhe informal. (Gazeta zyrtare)
Peer comment(s):

agree Fabiana Papastefani-Pezzoni
31 days
Shumë faleminderit Fabiana!
agree Juliana Cullafiq
41 days
Faleminderit Juliana!
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer.
-1
20 hrs

Mësimi i gjuhës së folur

Zakonisht mësimi i gjuhës së folur është gjuha e përditshme që fillon të mësohet qysh nga momenti i parë që fëmijët fillojnë të flasin në shtëpi dhe kudo.Eshtë një procesh që vazhdon gjatë gjithë jetës. Kjo karakterizohet nga një fjalor i vecantë që mund të përfshijë dialektin ose fjalë të njohura e të përdorura vetëm për zona të vecanta. Disa herë mund të jetë edhe dialect, por kjo nuk është e domosdoshme.
Nuk mësohet në qendra edukative e arsimore, nuk ka rregulla të caktuara dhe nuk është e organizuar.

Përkundrazi mësimi i gjuhës letrare (formal or standard learning) është mësimi i gjuhës në bazë të të gjithë rregullave të një gjuhe, (gramatikore, leksikore ...,etj.)është e organizuar në mënyrë profesionale dhe mësohet në qendra edukative dhe arsimore nëpërmjet marëdhënieve mësues- nxënës.

Një artikull interesant është ai i Prof. Dr. Bahri Beci

PROBLEME TË MËSIMIT TË GJUHËS AMTARE NË SHKOLLË


Definition from own experience or research:
Mësimi i gjuhës së folur është mësimi i gjuhës në vende të ndryshme. Fillon me mësimin e saj në shtëpi dhe në vende të ndryshme ku njerëzit kanë mundësi të bashkëveprojnë e bisedojnë. Eshtë një proces në vazhdim që ndodh cdo ditë.
Example sentences:
ne duam t’ ja mësojmë gjuhën letrare njësoj atij që është në Tiranë dhe atij që është në fshatin më të humbur të Tropojës dhe e treta, ndikimi i dialekteve tek ne është ende shumë i fuqishëm. (http://modersmal.skolutveckling)
Peer comment(s):

agree AvniAliaj : te mesuarit jo-institucional
5 days
Plotesisht te drejte. Faleminderit
disagree Gentiana Kasemi : "Mësimi i gjuhës së folur" është përkthim komplet i gabuar i "informal learning".
5 days
Faleminderit
disagree Fabiana Papastefani-Pezzoni : Në asnjë mënyrë mësimi igjuhës së folur nuk përket me mësim jo formal të një gjuhe. Kjo sidomos përsa i përket anës teknike të mësimit informal.
5 days
Faleminderit
Something went wrong...
31 days

mesim jozyrtar

Definition from own experience or research:
te mesuarit jozyrtar eshte ai qe zakonisht behet neper kurse private te palicensuara nga shteti.
Example sentences:
Mundësitë për të mësuarin jozyrtar janë të mundshme përmes programeve të punës dhe të komunitetit (www.see-educoop.net)
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search